Transmetuar më 10-06-2025, 14:01

LIBRAZHD- Një ngjarje e rëndë, është regjistruar në qytetin e Librazhdit ku një 75-vjeçar tentoi të vriste duke e djegur me benzinë fqinjin, gjatë një sherri. Bëhet me dije se autori i identifikuar si Gazmend Ozuni ka rënë në pranga ndërsa fqinji i tij është transportuar në spital për të marrë mjekim të specializuar. Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Prrenjasit ka shkuar për të marrë mjekim shtetasi S. O., 75 vjeç, dyshuar i djegur me lëndë djegëse, kanë kryer veprimet hetimore dhe operacionale për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. O., 32 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari dyshohet se në ambientet e jashtme të banesës së 75 vjeçarit ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën ku si pasojë është dëmtuar shtetasi S. O., 75 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit