Transmetuar më 10-06-2025, 11:36

Austri- Të paktën pesë persona u vranë në një sulm me armë zjarri ndaj një shkolle në qytetin austriak të Gracit, raportuan të hënën mediat austriake, përfshirë tabloidin Kronen Zeitung, ndërsa transmetuesi kombëtar ORF tha se autori dyshohet është një nxënës i shkollës, i cili pas ngjarjes kreu vetëvrasje.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që forcat të shumta policie kanë rrethuar zonën.

Mësohet se nga sulmi kanë mbetur të plagosur gjithashtu disa nxënës dhe mësues.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit