Transmetuar më 10-06-2025, 11:27

Tiranë- Kreu i PD, Sali Berisha, ka “shpërthyer” në ofendime ndaj gjyqtares Irena Gjoka, pasi u paraqit në SPAK, ku ishte padiutr për shpifje.

Berisha e cilësoi Gjokën si një mashtruese dhe kriminele, teksa tha se gjyqtarja ka marrë si ofendim ushtrimi ne funksionit të tij si kryetar i partisë më të madhe opozitare në vend.

“Pra, ua them unë këtu, prisni… A ke ti ndonjë bisedë me Alket Hysenin me të cilën flitet për 500 mijë euro për ryshfet për të hequr nga klasifikimi si grup kriminal apo e ke me Mirel Mërtirin? Tani, këtë Irena me 5 mbiemra e ka marrë si fyerje. Pra ushtrimin e funksionit publik timin si kryetar i partisë më të madhe opozitare dhe pyetjen, në të cilën po të ishte e pafajshme, do ta refuzonte, do ta shpjegonte, por Irena, një mashtruese ordinere, një delinkuente klasike, një person që e ka vendin në burg dhe në qeli për ato që ka bërë”, tha Berisha pasi doli nga SPAK.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit