

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Kamzës, pasi janë përfshirë në një konflikt që mund të kishtë përfunduar në tragjedi.
Policia bën me dije se 63-vjeçari me iniciale A.M., ka dhunuar vajzën e vëllait të tij.
Ky i fundit, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në ajër, për të kanosur vëllain e tij.
Ndërsa më tej, të dy janë arrestuar nga policia.
Njoftimi i policisë:
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, sapo janë njoftuar për një konflikt mes 2 vëllezërve në Paskuqan, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të nxjerrë autorët para përgjegjësisë penale dhe për të sqaruar rrethanat e rastit.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë kanë neutralizuar të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, konkretisht M. M., 61 vjeç (me precedent për kundërshtim të punonjësit të Policisë) dhe A. M., 63 vjeç, vëllezër, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi M. M. qëlloi me armë zjarri kallashnikov, në ajër, për të kanosur shtetasin A. M., i cili i kishte dhunuar vajzën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd