

TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell, megjithatë nuk do të mungojnë vranësira të pakta kalimtare, gjatë orëve të mesditës e pasdites në lindje të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-15 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 33 °C,
në vendet e ulëta: 20 / 36 °C,
në vendet malore: 16 / 31 °C.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd