Transmetuar më 09-06-2025, 23:09

Këtë të hënë u zhvilluan disa nga ndeshjet kualifikuese të Botërorit. Italia mori 3 pikët e para në grup, pas suksesit 2-00 ndaj Moldavisë.

Në Mapei Stadium, Nicolaescu shënoi në fillimin e sfidës, por festa zgjati pak pasi goli u anulua për pozicion të parregullt. Axurrët zhbllokuan llogaritë në fundin e fraksionit, me anë të Raspadorit. Në pjesën e dytë “tundi rrjetën” Cambiasso.

Kujtojmë se kjo ishte ndeshja e fundit e Lucciano Spalletit nën drejtimin e Italisë. Belgjika fitoi 4-3 ndaj Wales, Estoni-Norvegji 0-1.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit