

Tiranë, 9 qershor 2025 – Pas barazimit pa gola mes Shqipërisë dhe Serbisë në Tiranë, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës, Federata Serbe e Futbollit ka reaguar me një deklaratë zyrtare duke falënderuar FSHF-në për pritjen, por ka kritikuar ashpër tifozët shqiptarë.
Në deklaratën e saj, Federata Serbe thekson se e gjithë ekspedita serbe ka pasur një trajtim korrekt dhe mikpritës nga autoritetet sportive shqiptare dhe presidenti Armand Duka, që nga momenti i mbërritjes në aeroport deri në largimin nga Tirana.
“Përpara të vërtetës së shëmtuar, me të cilën u përballën lojtarët tanë në fushë, duam të theksojmë faktin se e gjithë ekspedita e Federatës së Futbollit të Serbisë pati një pritje të jashtëzakonshme nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe presidenti Armand Duka. Që nga pritja në aeroport deri në nisjen nga Tirana, ndiem respekt dhe vëmendje”, thuhet në deklaratë.
Megjithatë, në të njëjtën deklaratë, Federata Serbe shpreh pakënaqësi ndaj atmosferës në stadium, duke kritikuar sjelljen e tifozëve vendas gjatë ndeshjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd