Transmetuar më 09-06-2025, 14:20

Zjarr në një banesë në Qafën e Kalasë. Zjarri u vu shpejt në kontroll nga zjarrfikësit. Shkak është bërë soba me gaz. E zonja e shtëpisë Ëngjëllushe Kokoshi ka pësuar djegie të lehtë në këmbë dhe po mjekohet në Spitalin e Beratit.

Një zjarr ka rënë sot në në banesë në Qafën e Kalasë. Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar grupet e shërbimeve zjarrfikëse dhe policia.

Zjarri është vënë shpejt në kontroll nga zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit që kishte rënë në kuzhinën e banesës. Sipas zjarrfikësve në vendngjarje, shkak për zjarrit është bërë rrjedhja e gazit në sobën me gaz.

Si pasojë e zjarrit është djegur kuzhina e banesës, ndërkohë që zonja e shtëpisë ku ra zjarri, Ëngjëllushe Kokoshi,ka pësuar djegie të lehtë në këmbë dhe po mjekohet në Spitalin Rajonal të Beratit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit