Transmetuar më 09-06-2025, 10:41

Malajzi, 9 qershor 2025 – Një aksident tragjik automobilistik ka tronditur Malajzinë, ku 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e një përplasjeje mes një autobusi studentësh dhe një furgoni pasagjerësh.

Ngjarja ndodhi në një autostradë, ku përplasja fatale shkaktoi rrokullisjen e autobusit, ndërsa furgoni përfundoi në një humnerë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se përveç viktimave, 33 persona të tjerë mbetën të plagosur, disa në gjendje kritike.

Sipas dëshmive dhe informacioneve paraprake, disa udhëtarë kanë mundur të dalin vetë nga mjetet e shkatërruara, të tjerë janë hedhur jashtë nga përplasja, ndërsa disa kanë mbetur të ngujuar brenda automjeteve.

Njësitë e ndihmës së shpejtë kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje, duke ofruar ndihmën e parë për të plagosurit dhe duke nxjerrë trupat nga rrënojat. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit