

munih– Portugalia e Kristiano Ronaldos është fituese e Ligës së Kombeve, për herë të dytë në histori, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Spanjën, në finalen e zhvilluar në Mynih.
Koha e rregullt përfundoi në barazim 2 me 2, falë golave të Zubimendit dhe Ojarzabal për Spanjën dhe Nuno Mendes dhe Kristiano Ronaldo për Portugalinë.
Ndërkohë ndeshja shkoi me 11-metërsha, ku luzitanët u treguan më të saktë. Penalltinë e vetme për spanjollët e humbi Alvaro Morata, duke i “dhuruar” kështu trofeun e Ligës së Kombeve portugezëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






