

RUSI- Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev ka përdorur shprehje të ashpra dhe fyese në postimin e tij për Ukrainën. Në një postim në Telegram, Medvedev shkroi se nëse udhëheqja ukrainase refuzon të pranojë realitetin e luftës në negociata, atëherë do të përballet me "realitete të reja" në terren. Në fakt, ai foli për një kontroll të vazhdueshëm të dëmtuesve
"Ata janë paralajmëruar. Ata që nuk duan ta pranojnë realitetin e luftës në negociata do të përballen me realitete të reja në terren," tha ai.
Sipas tij forcat ruse kanë nisur një ofensivë në rajonin e Dnepropetrovskit. Medvedev më tej shtoi duke shkruar se dezinfektimi kundër parazitëve vazhdon.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






