Transmetuar më 08-06-2025, 21:02

Një ngjarje e rëndë tronditi Gjermaninë, pasi një burrë 48-vjeçar me origjinë irakiane përplasi me makinë një turmë njerëzish.

Mësohet se ngjarja ndodhi në Pasau të Bavarisë ditën e shtunë pasdite, teksa nga incidenti mbetën të plagosur pesë persona, përfshirë gruan dhe vajzën e tij pesëvjeçare.

Sipas autoriteteve gjermane, i dyshuari është i njohur për policinë dhe sot gjykata ka nxjerrë urdhër arresti ndaj tij për tentativë vrasjeje. Hetimet e para sugjerojnë se konflikti mund të ketë lindur për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi kujdestarinë e fëmijës.

Gruaja e tij dhe një tjetër person 39-vjeçar u shtruan në spital, por gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Tre të plagosur të tjerë, përfshirë vajzën e autorit, janë liruar nga spitali pas trajtimit për plagë të lehta.

Dy gra të tjera, 18 dhe 52 vjeç, u plagosën gjithashtu me dëmtime sipërfaqësore dhe mavijosje. Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar lidhjet e tyre me familjen e përfshirë në incident.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit