Transmetuar më 08-06-2025, 20:49

Shqipëria dhe Serbia u përballën të shtunë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit (0-0).

Përtej asaj që u pa në fushën e lojës, pati momente epike edhe jashtë stadiumit. Para ndeshjes, teksa gazetari serb i Al Jazeera Balkans, Milan Boskovic po raportonte, atij iu afrua një tifoz shqiptar, duke e puthur në faqe.

Një episod mjaft i veçantë që përcjell mesazhin e paqes mes dy vendeve, ndërsa video është përhapur gjerësisht në rrjet.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit