

KOLUMBI- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 të shkallës Rihter ka goditur Kolumbinë ditën e sotme. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka pasur një thellësi fokale prej vetëm 10 kilometrash, duke bërë që lëkundjet të ndihen në një rreze të gjerë.
Autoritetet po vlerësojnë dëmet e mundshme materiale dhe ndikimin te popullata, ndërsa deri më tani nuk raportohet për viktima. Ndjeshmëria e lartë e lëkundjeve ka shkaktuar panik në disa qytete, ku banorët janë larguar nga banesat për të qëndruar në ambiente të hapura.
Sipas raportimeve fillestare, tërmeti u ndje brenda një rrezeje prej 700 kilometrash, duke prekur 27 milionë njerëz. Banorët në kryeqytet, Bogota, dolën në rrugë të frikësuar, duke pritur informacion nga autoritetet.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






