Transmetuar më 08-06-2025, 14:24

Tiranë- Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm në kryeqytet, konkretisht në Allias. Një 31-vjeçar u plagos me armë zjarri në zonën e Alliasit në kryeqytet rreth orës 07:50. Shtetasi Korado Teodori, 38 vjeç, plagosi në këmbë me armë zjarri fqinjën e tij, Sandrino Baci, 31 vjeç.

Bëhet e ditur se i plagosuri dhe autori janë komshinj me njëri-tjetrin dhe më herët nuk kanë pasur konflikte. Nga hetimet paraprake dyshohet se i plagosuri i ka ngacmuar bashkëshorten autorit. Sandrino Baci sapo ishte kthyer nga Italia, ndërkohë arma me të cilën është qëlluar ishte pistoletë, e cila ende nuk është gjetur, teksa autori është arratisur menjëherë pas ngjarjes.

Autori Korado Teodori, ka vëzhguar për disa minuta Sandrino Bacin në banesë sapo ky i fundit ka dalë e ka ndjekur deri te rruga aty ku dhe debati ka nisur me tone të ashpra pasi Baci ka mohuar që të ketë ngacmuar bashkëshorten e Korado Teodorit. Pas disa minutash, Teodori e ka qëlluar me armë në pulpën e këmbës dy herë Bacin dhe më pas është larguar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit