

Me një rrëfim të fortë erdhi këtë të shtunë në “S’e luan Topi”, aktori i mirënjohur Laert Vasili. Ai u ndal dhe tek deklarata që bëri gjatë kohës kur ishte në Big Brother, kur tregoi se në moshë të vogël një fqinj e ka abuzuar seksualisht.
Ai tha se vendosi të flasë për këtë ngjarje, sepse ajo kohë e errët e atyre viteve fsheh kaq shumë ngjarje të rënda, por që sipas tij askush nuk zgjedh që t’i tregojë dhe t’i bërtasë me zë të lartë.
Deklarata tronditëse e Laert Vasilit: Motra ime vdiq 6 muajshe sepse i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha Ai tregoi edhe momentin kur shumë vite më vonë, e gjeti dhe iu ul përballë….
“Më dhemb ai fëmija atëherë, por jo unë tani. E kam gjetur personin, kam shkuar në një kafe përballë dhe rrija e shihja një orë e gjysmë. Doja ta vrisja, por nuk e bëra. Nuk doja ta denoncoja, doja ta vrisja. Ose atë që u bënin në mesjetë…”, tha ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd