Transmetuar më 08-06-2025, 14:20

Tiranë – Paraditen e sotme, në “Shtëpinë e Futbollit”, trajneri Sylvinho e ndau grupin në dy pjesë.

Lojtarët që nuk u aktivizuan ndaj Serbisë zhvilluan një seancë të plotë, e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatat e ndryshme të lojës.

Ndërsa lojtarët që luajtën ndaj Serbisë bënë vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se për ndeshjen ndaj Letonisë nuk do të jetë në dispozicion kapiteni Berat Gjimshiti, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Ekipi do të udhëtojë pasditen e sotme drejt Letonisë. Ndeshja Letoni – Shqipëri do të luhet të martën, më 10 qershor, në stadiumin “Skonto” të Rigës, në orën 20:45.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit