

TIRANË- 14-vjeçari i cili një ditë më parë ra nga tarraca e një pallati në zonën e Yzberishtit, ka ndërruar jetë në spital. Sipas policisë, i mituri ka rënë nga tarraca e pallatit ku banonte tezja e tij. Pas ngjarjes ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’i shpëtoj plagëve të marra. Ndërkohë, Policia kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë së rëndë.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 07.06.2025, në Yzberisht, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e tarracës së pallatit ku banon tezja e tij një i mitur 14 vjeç. Si pasojë, 14-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






