Transmetuar më 07-06-2025, 23:36

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni ka folur pas barazimit pa gola të Shqipërisë. Ai u ndal edhe te penalltia e humbur e Manajt.

“Rei Manaj ka bërë paraqitje të mirë në sulm si Broja apo dhe Hoxha, penallti ishte çështje fati, kemi gjuajhtur dje penallti me Manajn, dhe i kemi shënuar të gjitha. Ishte çështje fati. Është e vërtete, Letonia është kundërshtar i fortë duhet të japim maksimumin siç u futëm sot në fushë kundër Serbisë, të japim maksimumim për të marrë 3 pikët në ndeshjen e radhës”, tha Uzuni.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit