Transmetuar më 07-06-2025, 18:32

Pogradec- Guido Dervishllari është i riu që i dha fund jetës ditën e sotme në fshatin Rrëmenj të Pogradecit.

20-vjeçari që prej kohësh punonte si fotograf u gjet i vetëvarur rreth orës 14:40 në kodrat pranë fshatit Rrëmenj nga banorët e zonës. Këta të fundit njoftuan familjen dhe policinë.

Miqtë e tij kanë shpërndarë dhimbjen në rrjetet sociale, duke e përshkruar si një djalë të qeshur, të dashur dhe gjithmonë plot energji.

Hetimet pritet të hedhin dritë mbi shkaqet që e çuan këtë të ri të ndjeshëm drejt një vendimi kaq të dhimbshëm e të pakuptueshëm.

Reagimi i miqve:

Ky djaloshi plot jetë, i buzëqeshur dhe mjaft kreativ është ndarë sot nga jeta.

Guido prej disa muajsh ishte pjesë e stafit të Bashkisë Pogradec si Fotograf dhe videomaker.

Ishte një nga fotografët më të kërkuar në treg dhe pjesëmarrës në realizimin e shumë filmave të kohëve të fundit. Ishte me shokë shumë!

Ishte plot jetë, i papërtuar, gjithmonë i qeshur e që nuk i bënte bisht punës në çdo orë të ditës apo natës. Guido tashmë iu bashkua ëngjëjve në qiell, pranë Zotit.

Zoti të mëshiroftë Guido e të bëftë prej banorëve të parajsës!

Do na mungosh shumë, ne që ishim si familja jote e dytë, miqve e kujtdo.

Prehu në paqe!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit