

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në fshatin Sovjan të Maliqit, ku një 37-vjeçar është gjetur i vetëvarur nga familjarët e tij në ambientet e një magazine.
Sipas informacioneve paraprake, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa nga deklarimet e para të familjarëve thuhet se ai nuk kishte konflikte apo probleme të dukshme që mund ta çonin drejt një akti të tillë tragjik.
Shkaqet që mund të kenë çuar 37-vjeçarin drejt vetëvrasjes mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje që ka tronditur komunitetin lokal.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






