

Vlorë – Në ditën e sotme, fusha e mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët e një zjarri që po përhapet me shpejtësi, për shkak të erës së fortë në zonë.
Raportohet për disa vatra zjarri aktive në vendgrumbullimin e mbetjeve, ndërsa tre zjarrëfikës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të kontrolluar situatën dhe për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Punonjësit e policisë lokale dhe zjarrëfikësit po vijojnë punën për lokalizimin dhe shuarjen e plotë të vatrave, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






