

Sali Berisha ka reaguar ashpër lidhur me ndërhyrjet në kampin e internimit në Tepelenë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për përpjekje për të “shuar gjurmët” e së kaluarës komuniste.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ndërhyrja në kamp është një mënyrë e tërthortë për të mbrojtur “xhelatët e diktaturës” dhe për të relativizuar krimet që ndodhën ndaj mijëra shqiptarëve në atë kamp gjatë regjimit komunist.
Berisha: Indirekt përdorimi i një preteksti për të shuar gjurmët për të mbrojtur xhelatët e diktaturës, shkelmim për së dyti i atij klavari që ka ndodhur në atë kamp dhe Edi Rama mendon se me suva do mund të shuajë veprën e etërve të tij barbarë, është thjesht përpjekje e Ramës për të mbyllur me suva dhe me bojëra gjëmën e tmerrshme që ka ndodhur në atë kamp ndaj qindra dhe mijëra shqiptarëve. Dëshmi se si ky pasardhës i një xhelati të diktaturës komuniste përpiqet të zvogëlojë aktet çnjerëzore të atij regjimi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






