

TIRANË – Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në bashkëpunim me doganat, kanë ndaluar një 45-vjeçar me shtetësi izraelite që tentoi të kalonte kufirin me 194,000 euro të padeklaruara. Paratë u gjetën gjatë kontrollit në vijën e dytë të pikës kufitare në dalje të vendit.
Sasia e konsiderueshme e parave, që nuk ishte deklaruar sipas kërkesave ligjore, u sekuestrua nga autoritetet. Për shtetasin V.Y. është nisur procedim penal në gjendje të lirë, ndërsa materialet janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.
Ky rast është pjesë e kontrolleve të shtuar nga Policia Kufitare e Rinasit, me qëllim parandalimin e krimeve ndërkufitare dhe goditjen e paligjshmërisë në pikën e kalimit kufitar.
Deklarata e plotë e Policisë së Shtetit: Kontrolle të shtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.
Tentoi të dalë nga Republika e Shqipërisë me 194.000 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 45-vjeçari izraelit.
Sekuestrohet shuma e parave.
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave.
Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. Y., 45 vjeç, me shtetësi izraelite, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën 194.000 euro që synonte të dilte nga Republika e Shqipërisë pa i deklaruar konform ligjit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






