

KAPSHTICË – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka kryer një operacion kontrolli në pikën kufitare të Kapshticës, gjatë të cilit është zbuluar një sasi droge në një automjet. Sipas burimeve paraprake, bëhet fjalë për rreth 6 kilogramë heroinë.
Në kuadër të këtij aksioni, disa persona janë shoqëruar për verifikime, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare për arrestime. Sipas raportimeve, ekzistojnë dyshime për përfshirjen e punonjësve të policisë në këtë rast, por pritet që AMP të dalë me një reagim zyrtar për të sqaruar situatën.
Hetimet vazhdojnë me intensitet në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






