Transmetuar më 07-06-2025, 09:32

MORINË- Rritje e fluksit të kalimeve është shënuar në pikën kufitare të Morinës, ku dhjetëra mijëra qytetarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës janë futur në Shqipëri.

Ky fluks kalimesh, ka dy arsye, kryesorja që është ajo e kalimit të fundjavës në bregdetin shqiptar dhe ndjekja e sfidës së futbollit që luhet sonte mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Për shkak të numrit të madh të kalimeve të automjeteve kryesisht nga Kosova, raportohet se dogana e Morinës ka hapur kufirin për të shmangur radhët e gjata. Kjo është bërë në zbatim të marrëveshjes për qarkullim të lirë pa kontrolle kufitare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit