

KOSOVA- Kuvendi i Deputetët e zgjedhur në Kosovë do të tentojnë sërish t’i japin fund ngërçit politik të krijuar me mos konstituimin e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, teksa do të mblidhen sot në orën 11 në sencën e 28-të.
Në fakt, duket se kjo do të jetë e pamundur pasi Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë votat e mjaftueshme për të sjellë në foltore për 4 vjet Albulena Haxhiun, e propozuar për të udhëhequr institucionin.
Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e NISMA janë kundër emrit të propozuar për kryetar të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa kanë hedhur 6 herë në votim Albulena Haxhiu dhe në mungesë të votave po kërkojnë votimin e fshehtë.
Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka dërguar për interpretim në Kushtuese mënyrën e fshehtë të votimit. Në rast të dështimit të sotëm të seancës për konsitutimin e Kuvendit të ri, atëherë do të shkohet me vazhdimin e 29 pas 48, më datë 9 qershor.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






