

Tiranë- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të qarkullimit anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, për pjesën më të madhe të ditës.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të ulët të forcës 1 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 32 °C,
në vendet e ulëta: 16 / 35 °C,
në vendet malore: 14 / 31 °C.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






