Transmetuar më 06-06-2025, 21:57

Korçë- Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues 80-vjeçar në qytetin e Korçës i cili tregon se ka shkuar në zyrën e gjendjes civile Korçë, ku ka takuar specialisten Gentiana Lera.

Kjo e fundit i ka kërkuar të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë borxh duke e ndihmuar për të aplikuar për dy certifikata. Në mirëbesim, 80-vjeçari i dha paratë me premtimin që do t’i merrte në fund të muajit.

Që nga tetori 2024 Gentiana vetëm ka thënë se do ia kthejë paratë duke i lënë dhe takime e duke mos i dalë kurrë. Deri tani i ka dhënë vetëm 200 mijë lekë të vjetra.

Pasi gazetarja takon Lerën, kjo e fundit premton të kthejë borxhin brenda orarit të punës e në fakt brenda 40 minutave Gentiana i numëron 80-vjeçarit plot 1 milionë e 400 mijë lekë, shumën që i detyrohej prej 8 muajsh

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit