Transmetuar më 06-06-2025, 19:08

BULQZIA- Një "mrekulli" mund të cilësohet rasti i një 35-vjeçari i cili është gjendur me shenja jete brenda një automjeti sot në zallin e Bulqizës. Mësohet se i riu u gjet pranë urës së Çeranecit, në aksin Bulqizë-Peshkopi, nga disa fëmijë që po laheshin, të cilët më pas lajmëruan banorët.

Nga ana tjetër banorët e zonës kanë lajmëruar ambulancën dhe 35-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës. Paraprakisht mendohet se i riu ka pësuar aksident 2 ditë më parë dhe për pasojë mjeti ka rënë në zall.

Gjithashtu mësohet se drejtuesi i mjetit është me origjinë nga Maqellara dhe ishte shpallur në kërkim prej tre ditësh nga familjarët.

Bulqizë/informacion paraprak

Sot me datë 06.06.2025, rreth orës 18.30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rreth rrotullimit të Shupenzës, është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit shtetasi I.N., 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kallzoi se ishte larguar nga banesa.

35-vjeçari, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit