

Rinas- Këtë të premte rreth orës 13:06, Kombëtarja e Serbisë, ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit nën masa të rrepta sigurie, në prag të ndeshjes së vlefshme për Kualifikueset e Kupës së Botës 2026 kundër Shqipërisë.
Më pas, futbollistët u transportuan me autobus në një hotel në qendër të Tiranës, ku do të akomodohen përpara përballjes në stadiumin Air Albania më 7 qershor.
Federata e Serbisë, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku nuk heziton ta quajë fluturimin si mjaft të këndshëm.
“Pas më pak se një ore fluturimi të këndshëm, ekspedita serbe mbërriti në Tiranë, ku pritet të luajë ndeshjen e saj të parë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 kundër vendit pritës, Shqipërisë, të shtunën, më 7 qershor.
“Me të mbërritur në aeroport, lojtarët dhe stafi i trajnerëve po prisnin në pistë autobusët që i çuan në hotelin ku do të qëndrojnë gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë. I gjithë trafiku nga aeroporti në hotel, me një eskortë të siguruar, ishte i mbyllur, pra vetëm për mysafirët nga Serbia. Shqiponjat do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore sonte në orën 18:00 në Stadiumin Kombëtar në Tiranë”- shkruan Federata Serbe.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






