Transmetuar më 06-06-2025, 14:40

Rrogozhinë -Një ngjarje e rëndë dhe absurde ka ndodhur paraditen e 6 qershorit në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku një çift bashkëshortësh u plagos me armë zjarri dhe vajza e tyre u lëndua lehtë. Pas konfliktit me fqinjët për qenin, Shpëtim Osma qëlloi me armë dhe përfundoi duke plagosur Sami dhe Nadire Disha, si dhe duke dëmtuar vajzën e tyre.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti kishte nisur prej ditësh mes dy familjeve për bagëtitë dhe qenin e familjes Disha, i cili i ruante kafshët. Gjatë një përplasjeje të ashpër mes palëve, Osma është ndier i rrezikuar nga qeni dhe ka deklaruar në polici se “doja të qëlloja qenin, jo njerëzit”. Por plumbat goditën tre pjesëtarët e familjes, duke shkaktuar plagë të rënda, megjithatë të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autori tentoi të largohej, por pas rrethimit të zonës nga policia, ai u vetëdorëzua dy orë më pas.

Policia e ka arrestuar në flagrancë dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të pazakontë që u shkaktua, siç thuhet në dëshmi, “nga një qen që shqetësonte fqinjët”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit