

TIRANË- Me ardhjen e verës dhe temperaturat e larta interesi për të kaluar fundjavën në det është rritur. Kjo sjell edhe shtim të qarkullimit të mjeteve në disa akse duke krijuar trafik të madh. Raportohet se ditën e sotme qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në vendin tonë prandaj edhe në Rrugën e Kombit ka trafik të dendur.
Radha është kilometrike dhe makinat ecin me ngadalë. Trafik të dendur ka edhe në segmentin rrugor nga Morina deri te Tuneli i Kalimashit, pjesë kyçe e Rrugës së Kombit. Fluksi është shtuar që paraditen e sotme pasi e premtja përkon edhe me festën e Kurban Bajramit ku shumë qytetarë kanë pushim dhe vendosin të shijojnë ditën pranë plazhit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd