

Rrogozhinë- Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë. Mësohet se Shpëtim Osma ka qëlluar me armë zjarri mbi komshiun e tij Sami Disha, për arsye që ende nuk dihen.
Nga të shtënat ka mbetur e plagosur dhe bashkëshortja e Samiut, Nadire Disha. Nga të shtënat me armë, Samiu ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërkohë që Nadireja është plagosur në bark.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka nisur për motive banale dhe është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës nga autori, i cili është fqinj me çiftin. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






