Transmetuar më 06-06-2025, 10:14

Policia Kufitare në bashkëpunim me Frontex kanë intensifikuar kontrollet në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës, me qëllim parandalimin e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, në afërsi të një karburanti pranë pikës kufitare, u kap në tentativë për të hyrë ilegalisht në Shqipëri shtetasi A. Sh., 41 vjeç, rezident në Greqi.

Gjatë kontrollit fizik, Policia Kufitare i gjeti këtij shtetasi në çantën e shpinës disa zarfe që përmbanin gjithsej 160 000 euro, të cilat ai po tentonte t’i fuste në territorin shqiptar pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

Verifikimet e mëtejshme zbuluan se 41-vjeçari ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare, pasi Gjykata e Tiranës e kishte dënuar me 1 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga strukturat e DVP Tiranë u bë ndalimi i tij, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit