

Tiranë- Qindra besimtarë myslimanë u mblodhën në orët e para të mëngjesit të së premtes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë per faljen e namazit të Kurban Bajramit. Ceremonia nisi në orën 06:15 në një atmosferë përkushtimi shpirtëror.
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu mbajti një fjalim të shkurtër duke theksuar rëndësinë e unitetit, dashurisë për njëri-tjetrit dhe ndihmës për ata në nevojë.
“Si rrallëherë, sot bashkohet dita më e bukur e javes, e xhumasë, me ditën më të bukur të vitit, atë të Kurban Bajramit, një gëzim i dyfishtë.", tha Spahiu.
Falja e namazit të Kurban Bajramit është zhvilluar në të gjithë vendin.
Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayramë, që do të thotë “Festa e Flijimit”. Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë.
Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit. Kurban Bajrami është festa e mposhtjes së egos sonë, mposhtjen e nepsit që gjithmonë kërkon të jetë para. Akti i Kurbanit konsiston në therjen e një kafshe si flijim për të shënuar këtë rast në përkujtim të flijimit të Profetit Ibrahim për Zotin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






