

Washington- Elon Musk nuk ka ndërmend të ndalë sulmen ndaj presidentit amerikan, duke lëshuar një akuzë tepër të rëndë, së fundmi ndaj tij.
Përplasja filloi kur Musk kundërshtoi projektbuxhetin për të cilin tha se do e rriste borxhin amerikan me disa triliona dollarë. Por Trump iu përgjigj duke thënë se Musk kishte qefmbetje pasi projektligji do të heqë kreditë tatimore për automjetet elektrike me vlerë deri në 7,500 dollarë për automjet, të cilat Musk argumenton se janë thelbësore për nxitjen e përdorimit të automjeteve elektrike dhe mbështetjen e shitjeve të Teslës.
Së fundmi, Elon Musk duket se ka kaluar limitet duke sugjeruar se Trump është në dosjen "Epstein", të pedofilit famëkeq Jeffrey Epstein.
Dosja e Epstein, që përmban dokumente dhe emra të panjohur, dyshohet të personazheve të fashëm që janë shoqëruar me Epstein, u premtua se do të publikohej e gjitha nga administrata e re e Trump, diçka që nuk ndodhi.
Time to drop the really big bomb:@realDonaldTrump is in the Epstein files. That is the real reason they have not been made public.Have a nice day, DJT!
— Elon Musk (@elonmusk) June 5, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






