

BERAT- Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “Uznovë” në qytetin e Beratit. Mësohet se zjarri ka rënë në një banesë dy katëshe dhe në momentin e flakëve nuk ka pasur asnjë familjar brenda. Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar tre mjete të fikjes së zjarrit. Si rezultat i ndërhyrjes në kohë, është bërë i mundur lokalizimi i shpejtë i flakëve dhe fikja e zjarrit.
Zjarri, i cili kishte filluar në katin e parë të godinës dhe që më pas u përhap me shpejtësi, mendohet se është shkaktuar nga rryma elektrike. Si pasojë e zjarrit të rënë në banesën e shtetasit Riza Kaçi, ka pasur dëme të shumta materiale, ndërkohë që e gjithë ndërtesa vijon të jetë nën pushtetin e tymit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






