Transmetuar më 05-06-2025, 16:26

Disa akse të rëndësishme rrugore do të bllokohen për gati 24 orë në Tiranë, për shkak të orgranizimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës. Policia njofton se nga mbrëmja e sotme e deri në mbrëmjen e ditës së nesërme do të bllokohen akset por edhe ndalimi i urbanëve në stacione.

Njoftimi:

Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, në Tiranë, më datë 05.06.2025, nga ora 22:00 deri në orën 23:30 të datës 06.06.2025, ju informojmë se do të bllokohen akset:

-nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme me bashkinë e Tiranës;

-”Myslym Shyri”; “Ibrahim Rugova”; bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rruga “Abdi Toptani” deri te rruga “George W. Bush”.

Gjithashtu, do të bllokohen vendqëndrimet e autobusëve, në rrugën “28 Nëntori”, pas godinës së TOB.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për zbatimin e këtyre masave, të cilat kanë si qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbarëvajtjen e Festivalit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit