Transmetuar më 05-06-2025, 14:13

Tiranë- Duket se Kombëtarja shqiptare ka kaluar disa probleme gjatë grumbullimit përpara ndeshjes me Serbinë.

Sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj, ka përfunduar në spital, për shkak të një helmimi, që i ka sjellë dhe temperaturë të lartë.

Tre ditë ai ka marrë serume, por duket se e ka lënë pas dhe të enjten është rikthyer në stërvitje, duke e bërë në mënyrë të diferencuar.

Gjithsesi, trajneri Sylvinho po provon të gjejë skemën e duhur për këtë takim të zjarrtë, duke provuar në majën e sulmit Brojën dhe Dakun.

Shqipëria do të luajë me Serbinë mbrëmjen e 7 qershorit në “Arenën Kombëtare”, sfidë të cilën do të keni mundësi ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit