Transmetuar më 05-06-2025, 14:03

Tiranë, 5 qershor 2025 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar përditësimin e sistemit të saj të takimeve për viza, duke vënë në dispozicion një platformë të re elektronike për qytetarët shqiptarë që aplikojnë për vizë.

Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë në rrjetet sociale, përmes kësaj platforme, aplikantët mund të caktojnë ose të ndryshojnë vetë datën e takimit të tyre, duke përfituar më shumë fleksibilitet dhe lehtësi në proces.

“Ambasada e SHBA në Tiranë ka përditësuar zyrtarisht sistemin e saj të takimeve për viza! Tani mund të caktoni dhe përshtatni takimet tuaja përmes platformës së re,” thuhet në postim, i cili shoqërohet me lidhjen zyrtare të platformës https://www.ustraveldocs.com/al/sq/ dhe një video udhëzuese për aplikim https://bit.ly/4lfcAJL.

Ky ndryshim vjen në kuadër të përpjekjeve për të modernizuar shërbimet konsullore dhe për të përmirësuar ndjeshëm përvojën e përdoruesve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit