Transmetuar më 05-06-2025, 09:43

Fier – Zbulohet bazë kanabisi dhe armësh në Ngjeqar, sekuestrohen armë e fidanë, ndalohen dy vëllezër

Në Fier është finalizuar operacioni policor i koduar “Implicazione”, gjatë të cilit u godit një rast i prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe i armëmbajtjes pa leje.

Gjatë aksionit u ndaluan Kosta Shabanaj (47 vjeç) dhe Elton Shabanaj (26 vjeç), banues në fshatin Ngjeqar, të cilët sipas hetimeve kishin ngritur një bazë për kultivimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike, si dhe mbanin në banesë armë zjarri.

Gjatë kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan:

2 armë zjarri automatikë

3 krehra fishekësh dhe 1 thikë

Doza kanabisi gati për shitje

200 fara dhe 179 fidanë kanabisi të mbjellë në kubikë

Njëri nga të ndaluarit, E. Shabanaj, tentoi të largohej me vrap në momentin që konstatoi praninë e policisë, por u kap menjëherë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për hetime të mëtejshme. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit