

GJERMANI – Gjermania dhe Portugalia luajtën në “Allianz Arena” të Mynihut sfidën gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. Portugalia fitoi me rezultatin 2-1, duke siguruar finalen e këtij kompeticioni. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me gjithë rastet e krijuara si nga gjermanët, ashtu edhe nga portugezët.
Në fraksionin e dytë të lojës, shënohen tre gola. Fillimisht Florian Wirtz kalon gjermanët në avantazh në minutën e 48-të. Por më pas portugezët përmbysin shifrat. Conseisao në të 63’ barazon shifrat. Për fitoren dhe kualifikimin e Portugalisë mendon Cristiano Ronaldo, i cili shënon në minutën e 68-të pas asistim të Mendes.
Portugalia do të luajë në finalen e Ligës së Kombeve më 8 qershor po në “Allianz Arena” me fituesin e çiftit Francë-Spanjë, ndeshje e cila do të zhvillohet nesër.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






