

Fier- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në aksin Fier–Seman. Aksidenti ka ndodhur në zonën e njohur si Fermë-Çlirim. Raportohet se një makinë është përplasur me një mjet bujqësor.
Nga përplasja janë plagosur tre persona. Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






