Transmetuar më 04-06-2025, 22:51

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku ironizon mandatin e paraardhësit të tij, ish-presidentit Joe Biden.

Në imazh shfaqen tre korniza: një me portretin e Trump (2017–2021), një tjetër me një makinë autopen (2021–2025), dhe e fundit sërish me portretin e Trump (2025–sot).

Ky postim përforcon deklaratat e Trump për zgjedhje të manipuluara në vitin 2020, ndërsa këtë herë ai shënjestroi përdorimin e “autopenit” një pajisje që nënshkruan automatikisht dokumente në emër të presidentit duke lënë të nënkuptohet se Biden nuk ka ushtruar detyrat e tij siç duhet.

“Me përjashtim të zgjedhjeve të vitit 2020, autopen-i është skandali më i madh politik në historinë amerikane”, shkroi Trump.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit