

ITALI- Rreth 200 të burgosur në burgun Marassi, në Xhenova të Italisë, nisën një trazirë pasditen e kësaj të mërkure. Sipas mediave italiane dhjetëra të burgosur kanë dalë nga qelitë e tyre dhe disa kanë arritur te barriera që i paraprin murit rrethues. Fillimisht protesta nisi prej disa të burgosurve, por më pas u hapën edhe qelitë e tjera, duke shkaktuar kaos dhe duke shkatërruar disa qeli.
Disa të burgosur u ngjitën në çati dhe në shtegun e mureve përreth, por nuk mundën të kalonin më tej. Policia dhe karabinierët qëndronin jashtë, gati për të ndërhyrë në rast se situata do të degradonte. 100 oficerë u desh të ndërhynin për të shuar trazirat në burg që përfshinin rreth 200 të burgosur. Gjatë trazirave, stafi mjekësor i burgut u vendos në dhoma të sigurta jashtë mundësisë që të burgosurit t’i arrinin.
Trazirat shpërthyen kur një grup të burgosurish u rebeluan kundër oficerëve, duke shkaktuar kaos dhe duke marrë nën kontroll një seksion. Sipas disa raportimeve, pati edhe një përpjekje për arratisje. Disa të burgosur u ngjitën në çatinë e njërës prej ndërtesave të burgut, të kontrolluara nga policia e burgut. Siç raportojnë mediat vendase gjashtë të burgosur gjatë ditëve të fundit kanë përdhunuar një të burgosur tjetër, i cili mbrëmë u dërgua në spitalin e qytetit për trajtim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






