Transmetuar më 04-06-2025, 19:20

Ekspertët zbulojnë: Si duhet të flini që të zgjoheni më të rinj dhe pa dhimbje Cili është pozicioni më i mirë për të fjetur? Ja përgjigjja që po trondit rrjetin

Kur bie nata dhe është koha për të fjetur, secili nga ne ka një pozicion të preferuar në shtrat – por a e dini cili është më i miri për shëndetin? Kjo pyetje, që në dukje duket e zakonshme, është bërë virale në rrjetet sociale pasi një përdorues me emrin Allan Bell publikoi në Twitter një foto me 18 pozicione të ndryshme për gjumë.

Postimi shpërtheu në popullaritet, duke marrë dhjetëra mijë pëlqime dhe rishpërndarje, dhe shpejt nisi debati: cili është në të vërtetë pozicioni ideal për të fjetur?

Përgjigjen e dha eksperti i gjumit Dr. Neil Stanley, i cili tha se pozicioni më i zakonshëm për të rriturit është ai në krah me gjunjët të përthyer – pozicioni i fetusit. Ky stil gjumi praktikohet nga rreth 41% e të rriturve dhe është i lidhur shpesh me ndjesinë e sigurisë dhe rehatisë.

Por sipas tij, pozicioni më i mirë për trupin është të flesh me shpinë (me kurriz). Ky pozicion:

– ndihmon në shpërndarjen e barabartë të peshës,

– redukton presionin në muskuj dhe kyçe,

– mund të parandalojë dhembjet në qafë dhe shpinë.

Megjithatë, ai thekson se ky pozicion nuk është i përshtatshëm për personat që vuajnë nga gërhitja apo apnea e gjumit, pasi mund ta përkeqësojë gjendjen.

Nga ana tjetër, konsulentja e gjumit Sammy Margo shton se gjumi me shpinë, por me një jastëk të vogël nën gjunjë, mund të jetë akoma më i dobishëm. Sipas saj:

– trupi është në pushim të plotë,

– nuk krijohen rrudha në fytyrë,

– dhe produktet kozmetike të natës përthithen më mirë nga lëkura. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit