Transmetuar më 04-06-2025, 17:11

GJERMANI- Një ngjarje i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë disa persona janë plagosur. Mësohet se tre fëmijë dhe një i rritur u plagosën kur një makinë doli nga rruga dhe goditi një grup nxënësish që po ecnin në trotuar në Hirth, Këln.

Sipas policisë fëmijët ishin në klasën e katërt dhe ndërsa rrethanat e sakta të incidentit mbeten të paqarta. Gjithashtu dy helikopterë shpëtimi dhe katër ambulanca morën pjesë në operacion dhe zona mbetet e rrethuar.

“Nuk ka prova për një akt të qëllimshëm”, tha një zëdhënës i policisë, duke shtuar se shoferi i makinës është 20 vjeç.

gjermani

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit