

Tiranë- Kurban Bajrami do të falet mëngjesin e të premtes (6 qershor), në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Njoftimin e ka bërë me dije ditën e sotme vetë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, i cili njoftoi mes të tjerash se “për të gjithë besimtarët Kurban Bajrami do të falet ditën e premte, më datë 6 Qershor 2025, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë”.
KMSH ka zbuluar edhe programin e këtij kremtimi, që nis që nga ora 05:45 e mëngjesit, me faljen që do e drejtojë kreu i Komunitetit, Bujar Spahiu në orën 06:15 dhe deri te Hutbeja e Bajramit nga imami i xhamisë së “Et’hem Bej”, Elton Karaj.
KMSH nënvizon gjithashtu se edhe pritjet tradicionale do nisin nga ora 09:00 dhe zgjasin deri në mesditë.
“Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale me rastin e festës së Kurban Bajramit do të zhvillohen në selinë e KMSH-së, nga ora 09:00 deri në orën 12:00”, thuhet në njoftim, teksa urohen të gjithë besimtarët dhe shqiptarët “Gëzuar Bajramin”.
PROGRAMI I PLOTË I FALJES SË KURBAN BAJRAMIT:
“05:45 – Hapja e programit, z. Ejup Lila
05:50 – Lexim Kurani, Hafiz Enes Hyka
05:55 – Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:05 – Ligjëratë nga nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica
06:15 – Falja e namazit të Bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:20 – Hutbeja e Bajramit nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj
Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale me rastin e festës së Kurban Bajramit do të zhvillohen në selinë e KMSH-së, nga ora 09:00 deri në orën 12:00.
Bashkëngjitur do të gjeni programin e plotë dhe planimetrinë e ndarjes së faljes për burra dhe gra.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Kurban Bajramin!”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd