

Elbasan – Finalizohet operacioni “Bankrupt”: 4 të ndaluar, mes tyre edhe një italian që tentoi të largohej nga Shqipëria. /Në kuadër të operacionit policor të koduar "Bankrupt", ekzekutohen masa sigurie "Arrest në burg", për shtetasit Algert Kau, Giuseppe Lamachia dhe Zyhra Kreci
Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Bankrupt”, i cili kishte në shënjestër një skemë të qëllimshme mashtrimi financiar dhe shmangieje tatimore. Në përfundim të hetimeve disa mujore, u ekzekutuan masa sigurie për katër persona dhe u sekuestruan pasuri të lidhura me aktivitetin kriminal.
Sipas të dhënave zyrtare, katër persona akuzohen se kanë çuar me dashje në falimentim shtatë fasoneri, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore. Ndër të ndaluarit është edhe një shtetas italian, Giuseppe Lamachia, 60 vjeç, i cili u kap në Pikën Kufitare të Rinasit, në përpjekje për t’u larguar nga vendi.
Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për:
Algert Kau 40 vjeç, i ndaluar në Tiranë,
Giuseppe Lamachia 60 vjeç, shtetas italian, i ndaluar në Rinas,
Zyhra Kreci 27 vjeçe, të gjithë me detyrë administratorë subjektesh.
Ndërkohë, për E. S., 31 vjeçe, ekonomiste, është caktuar masa “arrest në shtëpi”.
Të katërt akuzohen për një sërë veprash penale: “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Falimentimi i provokuar”, “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Në kuadër të të njëjtit operacion, është vendosur sekuestro preventive mbi:
7 fasoneri, të dyshuara si të përfshira në skemën mashtruese,
12 llogari bankare, në emër të këtyre subjekteve.
Hetimet tregojnë se personat e ndaluar kanë vepruar në bashkëpunim për të çuar në falimentim të qëllimshëm kompanitë, duke shmangur pagesën e detyrimeve ndaj shtetit.
Prokuroria e Elbasanit vijon hetimet për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe për t’i çuar përpara drejtësisë.
Materialet procedurale i janë referuar organit të akuzës për veprime të mëtejshme.
Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bankrupt”.
Çuan me dashje në falimentim, 7 fasoneri, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore, ekzekutohen masa sigurie për 4 shtetas. Njëri nga të akuzuarit, shtetas italian, u kap në PKK Rinas, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.
Gjithashtu, vihet sekuestro konservative mbi 7 subjektet dhe 12 llogari bankare të tyre.
Në kuadër të operacionit “Bankrupt”, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Elbasanit, dhënë më datë 02.06.2025, për: -caktimin e masës së sigurisë "Arrest në burg", për: shtetasin A. K., 40 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë; shtetasin italian G. L., 60 vjeç, i cili u kap në PKK Rinas, në dalje të Shqipërisë; shtetasen Z. K., 27 vjeçe, të tre me detyrë administratorë subjektesh; -caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasen E. S., 31 vjeçe, me profesion ekonomiste, të katërt për veprat penale "Mospagimi i taksave dhe tatimeve", "Falimentimi i provokuar", "Mashtrimi", "Shpërdorimi i kompetencave" dhe “Fshehja e të ardhurave"; -vënien e sekuestros preventive mbi 7 subjekte (fasoneri) dhe 12 llogari bankare të tyre.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë bashkëpunuar për çuarjen në gjendje falimenti, 7 fasoneri, për të shmangur taksat dhe tatimet.
Vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë para përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






